“Kapitull të ri në historinë e mbrojtjes”/ Baza e re e NATO-s në Kuçovë, presidenti Begaj: E shkuara dhe e tashmja bashkohen për një të ardhme të sigurt

Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, u shpreh se baza është rezultat i bashkëpunimit me aleatët dhe vëmendjes që i kushton vendi ynë mbrojtjes.

Begaj:Kapitull të ri në historinë e mbrojtjes. Baza është rezultat i bashkëpunimit mes aleatëve dhe vëmendjes që i kushtojmë sigurisë e mbrojtjes. Sot dërgojmë mesazhin e paqes. Mirënjohje aleatëve, veçanërisht SHBA për mbështetjen e paçmuar ndaj Shqipërisë. Baza e Kuçovës, urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për një të ardhme të sigurt. Simbol i angazhimit për të mbrojtur veten dhe parimet demokratike.
Shqipëria e Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht, tregon besimin ndaj nesh.
Konfliktet synohet të përshkallëzohen, kujtoj ngjarjen në Banjskë që tregoi sa e brishtë është situata në rajon. Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë veten dhe të kontribuojmë.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×