VIDEO/ Fulham pëson disfatë ndaj Wolves, asist i Brojës në “Molineux Stadium”

Wolves mundi 2-1 Fulham, në ndeshjen e luajtur sot për Premier League. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat. “Ujqërit” realizuan dy herë në pjesën e dytë me Rayan Ait-Nouri dhe Semedo, për të futur në kasafortë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Trajneri i mysafirëve, Marco Silva nuk e aktivizoi Brojën nga minuta e parë,  me sulmuesin shqiptar që dha kontributin e tij prej minutës së 80-të. Sulmuesi shqiptar dha asist te goli i Iwobit, në fundin e sfidës.  Broja është aktivizuar në 4 ndeshje deri më tani me fanellën e Fulham.

(VIDEO)

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×