Replika mes deputeteve në Kuvend/ Tabaku-Felajt: Më shumë flisni ju se sa ne! Socialistja: Ju pëlqen të llogariteni kur vjen puna te efektet e pagës

Debate në Kuvend mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj.

Tabaku mes ironisë theksoi se më shumë fliste Felaj se sa deputetët, ndërsa theksoi se Kuvendi është mbledhur në mënyrë antikushtetuese, pasi nuk ka kuorum. Ndërkohë, Felaj theksoi se Tabakut i pëlqen më shumë kur vjen puna të llogaritja e efekteve të pagës.

DEBATI
Jorida Tabaku:
Zonja drejtuese e seancës, më shumë flisni ju se deputetët. Sot ky Parlament po mblidhet sepse ju në mënyrë antikushtetuese keni votuar ligje pa kuorum. Mos na shpenzoni kohën duke dëgjuar ju më shumë se ata që flasin. na lini të flasim se për atë punë kemi ardhur këtu.

Ermonela Felaj: Gëzohem që më në fund përdorët mikrofonin, se edhe kur jeni, s’jeni. Edhe ju ishit, ndonëse nuk e ngritët zërin si kolegët tuaj. Me sa duket ju pëlqen të llogariteni kur vjen puna te efektet e pagës.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×