Renditja provizore e Superiores/ Si ndryshon tabela pas 3 ndeshjeve të ditës së sotme

U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 30-të të Superiores, ku u shënuan në total vetëm 3 gola. Skuadra e vetme që triumfoi ishte Laçi në duelin ndaj Teutës, ndërkohë që dy përballjet e tjera, ajo e orës 15:00, Kukësi-Dinamo si dhe Partizani-Vllaznia e luajtur prej orës 20:00, u mbyllën pa fitues.

I vetmi ndryshim për sa i përket renditjes provizores pas 3 ndeshjeve të para të javës së 30-të, ishte rokada në renditje mes Laçit dhe Teutës, me kurbinasit që parakaluan durrsakët në tabelë. Kjo javë e 30-të, mbyllet me dy sfidat e ditës së nesërme, Skënderbeu-Tirana dhe Erzeni-Egnatia. Të dy këto duele do të startojnë në orën 18:00.  

REZULTATET: 

KUKËSI-DINAMO 1-1

TEUTA-LAÇI 0-1

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

Renditjaaaaa
Renditjaaaaa
Arena e Lajmit

Renditja provizore e Superiores/ Si ndryshon tabela pas 3 ndeshjeve të ditës së sotme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook