Këngë e valle në “Gëzuar me ju”, Vaskë Curri dhe miqtë e tij artistë dhurojnë spektakël

Në programin “Gëzuar me ju” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Vaskë Curri së bashku me vëllain e tij Dhimitraq Curri, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë.

Veç kolazheve dhe këngëve që këndoi vetëm dhe me të vëllanë, Vaskë Curri këndoi edhe me artistët e tjerë që ishin të ftuar në “Gëzuar me ju”. Vaska u shpreh i lumtur që është frymëzim për të rinjtë, pasi në këtë mënyrë edhe ai ndihet i tillë teksa performon me ta.

Me Arvi Menën, Vaskë Curri këndoi këngën që ata kanë së bashku “Babaxhani”, ndërkohë që me Ergi Agollin këngën “Syzeza më shkoi”. Ergi foli edhe për këngën e tij më të re, “Lule Behari”, duke treguar se refrenin e kësaj kënge e ka bërë vetë, ndërkohë pjesa tjetër e tekstit është plotësuar nga Armand Trebicka. Kompozimi i këngës “Lule Behari” është bërë nga Mario Bregu.

Moment shumë i bukur në studio ishte kur Devis Xherahu ndau kujtime plot humor me Vaskë Currin. Ata zgjodhën që së bashku të performonin këngën “Nuk e meriton” .

Kryefjala e kësaj mbrëmje në “Gëzuar me ju” ishte muzika popullore, të cilës të gjithë të pranishmit në studio nuk i rezistuan dot dhe herë pas here u ngritën edhe kërcyen.

Arena e Lajmit

Këngë e valle në “Gëzuar me ju”, Vaskë Curri dhe miqtë e tij artistë dhurojnë spektakël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook