Arritje fantastike e Distria Krasniqit, shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është kampione e Evropës. Xhudistja kosovare shkëlqeu në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, duke ia dalë të mundë në finale nënkampionen olimpike, Odette Giufrida.

Fillimisht ajo mposhti xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa më pas nuk e diskutoi aspak suksesin me Ana Viktorija Puljiz. Pavarësisht nivelit të vështirësisë në gjysmëfinale, Distria triumfoi edhe ndaj spanjolles Ariane Toro Soler. Statistikisht, për Krasniqin kjo është  medalja e gjashtë evropiane si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Arritje fantastike e Distria Krasniqit, shpallet kampione e Evropës në xhudo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook