Spanja spektakolare ndaj Kroacisë, show i Yamal, De la Fuente: Ai është magjik

Spanja është thjesht spektakolare, një kënaqësi për sytë, një përfaqësuese që nuk di të ndalet dhe nuk njeh rivalë. Me shijen e freskët të Botërorit, ekipi i De la Fuentes vërtetoi edhe një herë se kanë uri për të fituar, ku në dy ndeshjet e para të Nations League, ndaj Anglisë dhe Kroacisë kanë shënuar plot 7 gola.

Pasi dhuruan spektakël në “Wembley”, Spanja dominon dhe fiton 4-1 përballë Kroacisë. 70 sekonda i mjaftuan Lamine Yamal për të gjetur golin e parë, me yllin e Barçës që goditi ballkanasit duke dërguar topin në rrjetë me një goditje perfekte. Kroaci reagoi dhe në minutën e 28-të barazuan shifrat me Beljo, ku sulmuesi i Dinamo Zagreb me kokë realizoi golin e tij të parë me ekipin përfaqësues. Goli vetëm sa ndezi edhe më shumë Spanjën, me Pubil që rikthehu edhe një herë festën në stadium në minutën e 31-të. Në fraksionin e dytë, në minutën e 63-të, Lamine Yamal realizoi një tjetër gol fantastik duke kompletuar “dopjetën” e tij personale. Ky gol, por dhe paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni konfirmojnë edhe një herë se Yamal është një nga pretendëntët kryesor për të fituar “Topin e Artë”. Për të kompletuar mbrëmjen fantastike të Spanjës mendoi Nico Williams, me sulmuesin e Bilbaos që shënoi një gol të bukur duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

Me 6 pikë në 2 ndeshje, Spanja kryeson Grupin e 2 në Ligën A. Pas ndeshjes, komenti i parë i Luis de la Fuentes shkoi për Lamine Yamal: “Shijuam sërish magjinë e tij, por Yamal po e vendos në funksion të ekipit. Lamine dëshiron t’i tregojë botës së çfarë lojtari është. Jemi shumë të kënaqur me të, për më tepër është shumë modest, jemi me fat që e kemi”, u shpreh Luis de la Fuente pas suksesit 4-1 përballë Kroacisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×