VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Taulant Seferi jep spektakël në fitoren e skuadrës së tij

Taulant Seferi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse sot në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Jas ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares. Ekipi i tij fitoi me shifrat 4-2 ndaj Hata dhe Seferi ishte protagonist në të 4 golat.

Ai shënoi golin e rezultatit 1-0 në fund të pjesës së parë, ndërsa pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, çoi shifrat në 2-1 për Bani Jas duke plotësuar një dygolësh të shpejtë.

Pasi miqtë barazuan, Seferi u bë përsëri protagonist teksa në minutat 65 dhe 69, dha dy asiste radhazi për shokët e skuadrës që shënuan në portën e Hata, ku sidomos i dyti me thembër ishte spektakolar.

Kështu, Seferi çoi në 9 numrin e golave në këtë kampionat, në 19 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Kjo e bën atë protagonist në thuajse gjysmën e golave të shënuar nga ekipi, i cili deri tani në kampionat ka tundur 25 herë rrugën e rrjetës./ Panoramasport

Arena e Lajmit

VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Taulant Seferi jep spektakël në fitoren e skuadrës së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook