Dinamika/ Si u vra 44-vjeçari në Sarandë? Ishte ulur në kafe, kur pa atentatorët vrapoi drejt një rruge tjetër. Më pas…

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 44-vjeçarit Artan Murtaj, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, ngjarje e ndodhur në mes të qytetit të Sarandës.

Mësohet se Murtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy persona me motor që po ecnin drejt rrugës “Lefter Talo” iu afruan dhe hapën zjarr ndaj tij.

Në momentin që ka konstatuar autorët, 44-vjeçari është ngritur dhe ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të rrugës “Vangjel Pandi”. Megjithatë, autorët kanë vijuar të qëllojnë me armë zjarri, duke e goditur për vdekje.

Murtaj u vra në rrugë, ndërsa gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me motor dhe vijojnë të jenë në kërkim. Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa po vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar për krimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×