31-vjeçari me aftësi të kufizuara u abuzua nga dy burra, nëna e të riut: Djali më tregoi veçmas çfarë kishte ndodhur, kisha ballafaqim me të dyshuarit dhe…

Nëna e 31-vjeçarit, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka folur në emisionin Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24.

Nëna e të riut ka thënë se djali ia ka treguar ngjarjen veçmas dhe më pas ai ia ka treguar edhe prokurorit. Nëna tha se ka pasur ballafaqim edhe me personat që akuzohen për abuzim seksual dhe ata kanë mohuar gjithçka.

Nëna e 31-vjeçarit: Djali më tregoi pas disa ditësh pas ngjarjes së rëndë. I njoh këta persona që kanë abuzuar me djalin. Kisha ballafaqim me personat dhe ata mohuan gjithçka. Djali ma tha veçmas atë që kishte ndodhur. Djali i është nënshtruar një akt ekspertize dhe ka dalë se është abuzuar.

Djali ka folur vetë edhe me prokurorin, i ka treguar gjithçka. Ai shkonte atje se nuk kishte si të bënte muhabet. Nuk jam në gjendje të mirë, nuk di çfarë të them. Unë çunin e kam mbajtur gjithmonë pas vetes, por shkonte atje dhe bisedonte.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

31-vjeçari me aftësi të kufizuara u abuzua nga dy burra, nëna e të riut: Djali më tregoi veçmas çfarë kishte ndodhur, kisha ballafaqim me të dyshuarit dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook