“Zoti hajdut”/ Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Gjynahet…

Deputeti Saimir Korreshi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar thirrje e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e Rithemelimit që ishin jashtë godinës.

Ai u shpreh se më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk kursyer edhe ironitë.

“Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai.

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë.

“Për mua SPAK e kap lepurin me qerre. I vetmi institucion që mund të zhbëjë hallkat mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Krim i organizuar është edhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve në mënyrë institucionale”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook