Veliaj për analistët e darkës: Shohin vetëm zi dhe i trullos lopata; Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes

TIRANE

Fushatës së mbjelljeve të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe shumë ambasada në vendin tonë, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar për shtimin e gjelbërimit. Nisur nga ky solidaritet, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje edhe disa analistëve, që në vend të sulmeve për çdo punë, të japin edhe ata kontribut për qytetin ku jetojnë.

“Shoh ndonjëherë këta analistët në darkë dhe them: Po mirë, vjen ambasadori i Ukraines nga dy mijë kilometra larg, një vend qe është në luftë, dhe merr lopatën te mbjelle nje peme. Ky park quhet Parku Helen sepse pemët i ka sjellë ambasada greke; atje më tej eshte Parku Polak, atje Parku Ukrainas, dhe meazallah se e kapin ndonjehere lopaten këta që shohin vetëm zi dhe vetëm keq. I zë lopata, i trullos lopata, nuk dinë si të orientohen, e kanë alergji lopatën. Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes”, tha Veliaj.

Arena e Lajmit

Veliaj për analistët e darkës: Shohin vetëm zi dhe i trullos lopata; Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook