Arrestimin e tij e njoftoi Balla në Kuvend, ja kush është shqiptari i dënuar për vrasje që do të ekstradohet nga Italia

Teksa sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi arrestimin e dy personave të botës së krimit, në Spanjë dhe Itali, mëson identitetin e njërit prej tyre. Në Itali është arrestuar Shkëlqim Cakoni, 46 vjeç, i cili u arrestua në për llogari të Shqipërisë.

Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali, pasi në 17 shkurt 2011 në Itali ka vrarë me armë zjarri shtetasin italian Vincenzo Cardito, 42 vjeç.

Ai është arrestuar në 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.
()

Arena e Lajmit

Arrestimin e tij e njoftoi Balla në Kuvend, ja kush është shqiptari i dënuar për vrasje që do të ekstradohet nga Italia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook