Ushtronin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, procedohen 4 persona në Lushnjë, sekuestrohen 4 celularë

LUSHNJE

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në Lushnjë. Në lidhje me këtë janë proceduar penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Policia ka sekuestruar 4 celularë.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një tjetër rast të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokalin e shtetasit V. S., 29 vjeç, në Lushnjë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit D. D., 30 vjeç, A. Th., 56 vjeç dhe K. H., 31 vjeç, të tre banues në Lushnjë, duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Arena e Lajmit

Ushtronin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, procedohen 4 persona në Lushnjë, sekuestrohen 4 celularë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook