“Nuk bëj dot pa ta”/ Romeo flet mes lotësh për familjen, vëllai e surprizon brenda shtëpisë

“Nuk bëj dot pa ta”/ Romeo flet mes lotësh për familjen, vëllai e surprizon brenda shtëpisë



Romeo ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme për familjen e tij. Mes lotësh, ai u shpreh se nuk bën dota pa ta dhe se ëndrra e tij është që të jenë gjithmonë bashkë.

“Qaj sepse më kujtohen disa momente, plus pashë fytyrën e mamit, babit, Donit dhe Marios. Këtu kur erdhi mesazhi i Donaldit tek ‘Big Love’ u preka vetëm sepse i lexova emrin. Kam kuptuar këtu brenda që nuk bëj dot pa ta. Kam luftuar gjithë jetën që të jemi bashkë dhe kjo është ëndrra ime, që mos jemi asnjëherë vetëm.”- tha ai.

Në këto momente, në shtëpi u dëgjuan zhurma motori, të cilat Romeo arriti t’i njihte. Ai shkoi në arenën e “Super Sport”, ku e priste vëllai i tij, Mario.  Ai nxitoi për ta përqafuar, teksa të dy nuk i mbajtën sot lotët.  Pas takimit, Mario i dha një këshillë, duke i thënë se nëse vazhdon të qëndrojë në shtëpi, duhet të japë maksimumin.

“Romeo më duket shumë mirë, paki rënduar tani në fund, por ka treguar veten për atë që është. Nëse do jesh brenda akoma, dua të jesh më zjarr se kurrë, është fundi”- tha Mario.

“Nuk bëj dot pa ta”/ Romeo flet mes lotësh për familjen, vëllai e surprizon brenda shtëpisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook