Kristian Shpendi godet përsëri, goli në shtesë i jep fitoren Çezenës në Superkupën e Serisë C

Kristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe është përsëri protagonist me Çezenën duke e ndihmuar këtë të fundit të hedhë një hap drejt një objektivi simbolik, por të rëndësishëm për imazhin e klubit. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë skuadrës së tij fitoren në ndeshjen e parë të Superkupës së Serisë C, asaj që përcakton se kush është kampionia e kësaj kategorie në futbollin italian.

Çezena, Mantova dhe Juve Stabia, tre skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Serinë C, ndeshjen me sistem grupi për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë kampione e kategorisë, edhe pse të tre ekipet e kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë B në edicionin e ardhshëm. Çezena fitoi 2-1 në fushën e Mantovës ndeshjen e parë pikërisht falë goli të golashënuesit Shpendi në minutën e 93-të të sfidës, kur sulmuesi ndali mirë një top me gjoks në zonë dhe pastaj me një goditje fluturimthi mposhti portierin vendas. Ai i dha kështu tre pikët e para skuadrës dhe një avantazh të rëndësishëm për ndeshjet e tjera të këtij miniturneu.

Arena e Lajmit

Kristian Shpendi godet përsëri, goli në shtesë i jep fitoren Çezenës në Superkupën e Serisë C

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook