Lajm i keq për Bayern, dëmtohet lojtari, mbyll sezonin para kohe?

Lajm i keq për Bayern Munich, në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj Real Madrid. Bavarezët do të duhet të bëjnë pa një nga pikat më të forta, me njoftimin që ka ardhur nga faqja zyrtare.

Anësori i majtë Raphael Guerreiro pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e djeshme të Bundesligës kundër Stuttgartit, duke frikësuar jo pak stafin mjekësor. Sipas asaj që shkruhet, ekziston rreziku që sezoni për Guerreiron të ketë përfunduar.

“FC Bayern nuk do ketë në dispozicion Raphaël Guerreiro për ndeshjet e ardhshme. Portugezi pësoi dëmtim të ligamentit në humbjen 3-1 në ndeshjen ndaj VfB Stuttgart në Bundesligë” – Shkruan Bayern.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lajm i keq për Bayern, dëmtohet lojtari, mbyll sezonin para kohe?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook