
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se kanë mbetur të plagosur tre persona. Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Dyshohet se lagështira dhe balta në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e përplasjes.
and then