
Lionel Messi mund të ketë një rol të ri në përfaqësuesen e Argjentinës në të ardhmen, kësaj radhe jo si futbollist, por si pjesë e stafit teknik.
Mundësinë që legjenda argjentinase të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve për Kupën e Botës 2030 nuk e ka përjashtuar përzgjedhësi Lionel Scaloni.
“Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë përtej vitit 2030. Ai është tërhequr nga skuadra kombëtare, por shpresoj që të vazhdojë karrierën e tij si lojtar për aq kohë sa të jetë e mundur. Por tani që Walter Samuel po largohet, ai është gjithmonë i mirëpritur sa herë që të dëshirojë”, ka thënë Scaloni.
and then