“Familja shqiptare është në krizë të thellë”, Mërtiri: Në tragjedinë në Shkodër kanë dështuar shumë institucione shtetërore

Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili, ka komentuar tragjedinë në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është mbytur së bashku me 3 fëmijët e saj.

Mërtiri theksoi se familja shqiptare sot është në krizë të thellë. Sipas tij, në tragjedinë në Shkodër kanë dështuar shumë institucione shtetërore.

Ergys Mërtiri: Në këtë rast kanë dështuar shumë institucione shtetërore. Nëse njeriu ka një hall në Shqipëri, nuk ka ku gjen zgjidhje. Ne besojmë se dhuna është mjeti i vetëm për zgjidhje, ne nuk besojmë tek dialogu dhe mirëkuptimi. Unë e shoh si problem të shoqërisë në tërësi. Familja shqiptare është në krizë të madhe. Aty brenda kemi tradhti bashkëshortore.

Nëse ti tradhton familjen, ky nuk është problem patriakal. Ideja e pronësisë tek shqiptarët është gjenetike. Shqiptari e sheh si pronë edhe vendin e punës, edhe punëtorin e sheh si pronë. Këtu është një shoqëri moderne që ka degraduar. Ne nuk e dimë çfarë është e drejta dhe e shtrëmbëta. Ne nuk mësojmë njerëzit që të kulturohen.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Familja shqiptare është në krizë të thellë”, Mërtiri: Në tragjedinë në Shkodër kanë dështuar shumë institucione shtetërore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook