“Berisha e quan KAPS, Meta torollak, pasdite i çojnë letra”, Kulluri: Rithemelimi ta ndajë, i beson apo jo SPAK-ut

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se SPAK etiketohet në mënyra nga më të ndryshmet.

Kulluri deklaroi se Berisha i thotë SPAK-ut, KAPS, ndërsa Meta i thotë torollak. Sipas tij, Rithemelimi duhet të ndajë mendjen nëse i beson ose jo SPAK-ut.

“Rithemelimi nuk e njeh SPAK si organ, pra drejtësinë e pavarur sepse e akuzojnë si palë apo KAPS. Berisha e ka quajtur si organizatë kriminale, teksa Meta e quan torollak. Ndërkohë pasdite çojnë letra në SPAK. Duhet të jenë të qartë i besojnë apo jo Reformës në Drejtësi”, tha ai.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook