VIDEO/ Përmbysje thriller për të eleminuar Bayern, Reali në finalen e Champions

Real Madrid është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League, pasi eliminoi Bayern Munchen. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Los Blancos ia dolën sonte të triumfojnë 2-1 në “Bernabeu”, me një përmbysje dramatike.

Madrilenët e filluan ndeshjen në sulm dhe “flirtuan” me golin e epërsisë në minutën e gjashtë me anë të Rodrygos. Ekipi i Ancelottit pati shansin e artë për të kaluar në avantazh në të 13-tën, shtylla ndali Vinicius. Në të 28-tën, Kane tentoi nga distanca, duke vendosur në provë Lunin.

Ekipi i Tuchel festoi në të 68-tën minutë, pas një eurogoli të Alphonso Davies. Asgjë nuk kishte mbaruar, pasi Reali përmbysi gjithçka me dopietën e Joselu. Në finalen e madhe, përballë do të jetë Dortmund.

 

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×