“Fjalimi politik i jetës”, historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Pse takimi është historik për shqiptarët

Duke komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Athinë, historiani Marenglen Kasmi i ftuar në “Open” në News 24, tha se fjala e mbajtur nga kreu i qeverisë është fjalimi politik i jetës.

“Ky fjalim që Rama mbajti në Athinë ka qenë fjalimi i tij politik i jetës. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse funksionarë të partisë kanë marrë pjesë. Takimi për shqiptarët është historik.

Në fjalimin e tij, Rama pati një gjuhë korrekte dhe të qëruar sikurse ai e ka kur ai do, duke prekur të gjitha problemet e shqiptarëve me një korrektësi historike dhe interpretuese për t’u pasur zili.

Duke folur drejt, por edhe duke nënkuptuar hera herës për problematikën, duke filluar me ligjin e luftës, çështjen çame. Historia e përbashkët pas ’90-s më shumë është historia e atyre emigrantëve. Është një takim që ka një kontribut të madh për rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare që për mua është përtokë. Jemi të prekur nga largimi masiv. Procesi i largimit është dhe do jetë”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

“Fjalimi politik i jetës”, historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Pse takimi është historik për shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook