Prokurorja Antoneta Sevdari shkon të marrë detyrën. Prokuroria: S’na ka mbërritur vendimi nga KPA

Prokurorja Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë detyrën e prokurores, pas vendimit të KPA, që e ritktheu në detyrë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se Prokuroria i ka thënë Sevdarit se ende nuk ka mbërritur tek ta vendimi i KPA-së.

Kujtojmë se KPA e riktheu në detyrë Sevdarin. Përpos rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura, që nga koha kur u përjashtua më datë 28 shkurt 2019.

Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×