Begaj uron Presidencën Qipriote të BE-së: Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka uruar suksese Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik. Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.
Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×