SHBA njoftoi se deri në mes të shtatorit do të tërheqë trupat e saj nga Nigeri, i cili ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak, raportojne mediat e huaja.
Në deklaratën e nënshkruar nga SHBA dhe Nigeri theksohej se në përputhje me vendimin e përbashkët të marrë nga Washingtoni dhe administrata e Niamey-t për tërheqjen, ushtarët amerikanë të vendosur në Niger do të largohen plotësisht nga vendi më së voni deri më 15 shtator.
Javën e kaluar, një delegacion amerikan shkoi në Niger dhe u takua me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për të detajuar procesin e tërheqjes së trupave.
Nigeri njoftoi më 17 mars se kishte ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak të nënshkruar me SHBA-në 12 vjet më parë dhe kërkoi që ushtarët amerikanë të largoheshin nga vendi sa më shpejt të ishte e mundur shkruajnë mediat e huaja.