Bushati-Alemanno: “Good Lobby” dhe zgjedhjet për PE. Si konsiderohen dhe çfarë pritet

Ditmir Bushati në podacastin e tij Public Square diskuton me Alberto Alemanno, profesor në shkollën prestigjoze të biznesit në Paris (HEC), ekspert i të drejtës dhe themelues i nismes “Good Lobby”.

Bushati dhe Alemanno diskutojnën mbi tema të rëndësishme që nga pritshmëritë rreth zgjedhjeve për në Parlamentin Europian por edhe se si mund të bësh diferencën dhe ndryshimin në politikat publike përmes pjesëmarrjes, përmes atij që quhet “lobim i mirë”?

Apo si mund të mbledhësh së bashku një grup njerëzish, të cilët kanë vullnetin për të ndryshuar politikbërjen por edhe ekspertizën në nivel kombëtare apo edhe në nivel paneuropian?

Alemanno thotë se zgjedhjet për Parlamentin Europian konsiderohen nga qytetarët si zgjedhje të dorës së dytë, që do të thotë sipas tij, që nuk janë zgjedhjet më të rëndësishme në mendjet e tyre.

Ai shprehet se ato nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht preferencat politike të votuesve, duke shtuar se ka një pjesëmarrje të kufizuar të votuesve mes 45-50%.

Madje, Alemanno e konsideron si një proces paralel që ndodh njëkohësisht në 27 vende.

Ai thotë se PE dominohet nga disa grupe politike, ndërsa thekson se për herë të parë mund të ndodhë që grupimet politike të ekstremit të djathtë ose populistët të kenë një peshë të madhe.

Sipas tij, kjo mund të ndikojë në ndryshimin e agjendës, për shkak të dominacës që do të ketë në Parlamentin Europian.

Arena e Lajmit

Bushati-Alemanno: “Good Lobby” dhe zgjedhjet për PE. Si konsiderohen dhe çfarë pritet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook