Deklarata e Malltezit: Pastërtia e plazheve propagandë, me milionat e hedhura mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit te Rithemelimi, Jamarbër Malltezi, në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se pastërtia e plazheve është propagandë.

Ai tha se me milionat e hedhura, mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza të cilat derdhen në det.

Deklarata: 

Qeveria e Edi Ramës, shtyllë kryesore ka propagandën, dhe në kalendarin e saj ka futur edhe turizmin.

Me shkrime të paguara dhe pamje të fotoshopuara, qeveria e zhurmës për asgjë gënjen si për 10 milionë turistët, edhe për kushtet që ofron vendi ynë.

Mashtrimi i pacipë publik është zbuluar nga një institucion prestigjioz monitorimi.

Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin e publikuar së fundmi për pastërtinë e plazheve në 30 vendet e Bashkimit Europian plus Shqipërinë dhe Zvicrën, tregon se vendi yne jo për nga bukuria, por për nga qeverisja, renditet në fund të klasifikimit. Në plazhet tona ka përmbajtje të Escherichia Coli dhe enterokokët e zorrëve.

Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se renditemi TË FUNDIT në Europë për cilësinë e ujërave banjatore. Analizat e plazheve në 119 zona të Shqipërisë tregojnë se veç 41% e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer, dhe thuajse 60% jo.

Përveçse alarmante për cilësinë e jetës dhe shëndetit publik, kjo tregon se bojërat, me të cilat e paraqet qeveria turizmin, janë një varak i rremë.

PAK KRAHASIME:

Qeveria e PD ndërtoi 8 impiante trajtimi të ujërave të ndotura në Kavajë, Pogradec, Lezhë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Tiranë.

Po Edi Rama në 11 vjet dhe shumëfish buxhet? Fatkeqësisht ka ndërtuar vetëm 1 impiant të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa nga mosmirëmbajtja i shpërthejnë shpesh fekalet në det qoftë në Durrës, Vlorë dhe Ksamil.

Berisha dhe Olldashi inauguruan impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës qysh në 2012, POR Edi Rama nuk çoi dot as tubat dhe sot ende fekalet e Durrësit derdhen në det pranë Përroit të Agait, tek Plepat, pranë portit ose qelbin kanalet sipërfaqësore tek ish-këneta dhe tek varrezat e qytetit.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të Tiranës, ndërtuar me një grant japonez 80 milionë $ është ndryshkur pa u futur asnjë ditë në punë ngaqë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk vidhnin dot si me inceneratorët! SPAK kos po ha!

Fekalet e Tiranës derdhen edhe sot në lumin e Ishmit, që është lumi më i ndotur i Europës, e prej aty në det.

Zoti i ka dhuruar atdheut tone bukuri të mëdha, por qeveria hajdute vjedh dhe bën propagandë boshe në vend që të investojë në punë.

Partia Demokratike dënon shpenzimet qeveritare të harxhuara me propagandë dhe thekson se me to mund të ishin ndërtuar të paktën edhe 4 impiante të përpunimit të ujërave të ndotura dhe do ishin kryer lidhjet e plota të tubacioneve. Kjo do e nxirrte Shqipërinë nga lista e zeze, jo milionat e derdhura për PR të rrejshëm.

Një qeveri mafioze që i tall qytetarët, i konsideron dele dhe dështimet i vesh me fasadë e i paraqet për arritje, është një bandë që duhet shporrur një ditë e më parë!

Arena e Lajmit

Deklarata e Malltezit: Pastërtia e plazheve propagandë, me milionat e hedhura mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook