Po rregullonte një çati, bie nga lartësia dhe përfundon në spital 27-vjeçari në Maliq

Një 27-vjeçar nga Maliqi ka përfunduar në spital pasi ka r♪në nga lartësia.

policia njofton se i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.

Pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×