
Gjendet në Sarandë automjeti i Gerald Shehut.
Automjeti është gjetur disa orë më parë në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.
Gerald Shehu mësohet se është arrestuar në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për t’u larguar drejt Anglisë.
Nuk ka ende informacion zyrtar nëse Shehu është larguar drejt Korfuzit duke përdorur Portin Detar të Sarandës apo Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës.
Nëse ka përdorur këtë të fundit, atëherë ai mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë që e kanë transportuar nga Saranda drejt Qafë-Botës ku më pas mund të ketë shkuar në Igumenicë e më pas me traget në Korfuz.
and then