Galliani në kërkim të pasuesit të Palladino-s, Nesta gati për të nënshkruar me Monzën

Teksa vetëm dy ditë më parë, ish tekniku i Monzës, Palladino u zyrtarizua tek skuadra e Fiornetinës, në vend të Italiano-s, tashmë drejtuesit e Monzës po punojnë për gjetjen e pasuesit.

Duket se Adriano Galliani e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai dëshiron të ulë në stol, në krye të skuadrës Alessandro Nesta-n.  Nesta, i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi Reggianën drejt një mbijetese të lehtë në Serinë B, pritet të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025 me opsion edhe për një vit tjetër në rast mbijetese. Për të kjo do të jetë eksperienca e parë në një stol të Serisë A. Njoftimi zyrtar pritet në orët e ardhshme.

Nesta do të gjejë një pjesë të Milanit ‘të tij’ në Monza, përkatësisht Adriano Galliani dhe Paolo Berlusconi. Në moshën 48-vjeçare dhe pas një praktike të gjatë me skuadra si: Inter Miami, Perugia, Frosinone dhe Reggiana, ish-mbrojtësi që shkroi historinë e Milanit është gati të luajë shansin e tij të madh në Serie A.

Për të padyshim del garant Galliani, i cili rrallëherë gabon kur bëhet fjalë për trajnerët. Ai ishte i pari që sezonin e shkuar besoi te Palladino. Detyra e Nestës nuk do të jetë e lehtë, nisur nga puna e shkëlqyer e kolegut të tij në dy sezonet e fundit.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×