“Luarasi i rankuar ndër universitetet më të mira, i akredituar”, Bara: Tarifat tona konkurruese. Kemi bërë progres, marrëveshje të shumta për projekte me vendet e tjera

Zëvendës rektori i Universitetit Luarasi, Petrit Bara, i ftuar në News 24 u pyet nga gazetarja Nisida Tufa, sesa motivuese janë tairifat tek Luarasi.

Bara theksoi se Universiteti Luarasi është ndër universitetet më të mira në vend dhe është i akredituar. Profesori tha se tarifat e Luarasit janë konkurruese. “Kemi bërë progres, marrëveshje të shumta për projekte me vendet e tjera”, tha Bara.

Pyetje: Universiteti Luarasi është sa dinjitoz aq edhe prestigjioz, e thonë studentët, por një pjesë e rëndësishme janë tarifat. Sa motivuese janë tarifat te Universiteti “Luarasi”?

Zv rektori i Universitetit Luarasi, Petrit Bara: Luarasi është një universitet i rankuar ndër universitetet më të mira, i akredituar. Është bërë një faktor zhvillues për thëniet, kreditet që ai ka. Në jemi në kontakte me të gjithë fakultetet dhe Luarasi rankohet ndër universitetet e para private në vendin tonë. Kjo është një thirrje edhe për studentët. Në degët si Mjekësia dhe degët e tjera janë bërë progrese, marrëveshjet për projekte me vendet e tjera janë në sasi të madhe. Tani ka grafik kur do ikim në një vend apo një vend tjetër, si në Francë, Vjenë, Varshavë ku kam qenë vetë, Sllovaki. Pra, Luarasi tashmë është futur në një lojë të kërkimit shkencor, të punëve, projekteve në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×