Luarasi mbyll vitin akademik dhe nis regjistrimet për vitin e ardhshëm/ Dr Gerta Tafai: Kemi marrëveshje me QSUT, studentët praktikohen që të jenë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës

Dr. Gerta Tafai, Pedagoge e Stomatologjisë, “Luarasi, e ftuar në News 24, foli për vitin akademik të mbyllur në universitet dhe nisjen e regjistrimeve për vitin e ardhshëm.

Tafai theksoi se dega e Stomatologjisë, ku ajo është pedagoge ka marrëveshje me QSUT dhe pikërisht në këtë institucion të njohur shtetëror, studentët bëjnë praktikë, me qëllim që të jenë të përgatitur për tregun e punës.

Dr Gerta Tafai: Klinika Dentare Luarasi është tashmë e hapur, viti i parë dhe i dytë kanë nisur punën në laboratore. Viti i 3, është bërë marrëveshje me QSUT, që të realizojmë praktika. Studentët duhet të bëjnë sa më shumë praktika, që të jenë sa më shumë të përgatitur, për tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë vendit. Studentët e stamologjisë, përpos pjesës teorike, bëjnë edhe praktikë. Studentët do të punojnë me dhëmbët në laborator, që të mund të mbushin dhëmbët e pacientëve. Kështu, ata e kanë shumë më të lehtë të hyjnë në tregun e punës.

Në degët tona si stomatologjia, mjekësia e infermieria kemi pak kontroll, jemi disi strikt, sepse studenti në të ardhmen do të ketë në dorë jetën e pacientit. Studentët flitet se do kenë edhe praktikë në universitete prestigjoze si në Barcelonë e Madrid. Luarasi ka në staf mjekë, infermierë dhe profesionistë që kanë përfunduar universitetet në Europë. Kushtet në klinikën universitare janë bashkëkohore.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×