Pano Soko: Nuk ka kuptim që çdo kërkesë e opozitës rrëzohet me votë në Kuvend, kjo është diktaturë

Eksperti për çështjet ekonomike Pano Soko, nga Nisma Thurje, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se nuk i duket aspak normale bllokimi i kërkesës së opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat në sallën e Kuvendit.

Soko tha se nëse gjithçka në Kuvend do të hidhet në votim, atëherë pse mbajmë opozitë ne në Parlament.

“Nuk ka kuptim që gjithçka hidhet në votim, atëherë përse të na duhet opozita? Mënyra se si po veprohet është kalimi nga demokracia në diktaturë, pra me forcën e kartonit kjo mazhorancë rrëzon gjithçka.

Zgjidhja nuk është largimi i opozitës nga Kuvendi, pasi Edi Rama atë pret, atë do, pasi ai duke mos pasur opozitën në Kuvend, ka miratuar ligjet, ka kaluar buxhetin pa asnjë debat”, tha Soko.

Ai tha se është kundër mënyrës se si kjo mazhorancë ka zgjedhur të rrëzojë gjithçka që propozon opozita, duke nisur nga Komisionet Hetimore dhe deri te këto kërkesat me debat.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×