
Deputetë italianë, që i përkasin qendrës së djathtë dhe anëtarë të komisionit dypalësh Itali- Shqipëri, përmes një letre drejtuar ambasadores së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, shprehin vlerësime, konsiderata dhe mbështetje për Kryeministrin Edi Rama. Deklarata që është firmosur nga 11 deputetë italianë pason dokumentarin e shfaqur në RAI3 ku hidhen akuza në drejtim të Qeverisë shqiptare, Kryeministrit apo zyrtarëve të tjerë, për lidhje me krimin.
Deputetët italianë që kanë nënshkruar letrën, theksojnë se sulmet ndaj Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë, nisën pasi ai firmosi një marrëveshje me Kryeministren italiane, lidhur me emigrantët.
Reagimet e deputetëve italianë vijnë në një kohë kur në Parlamentin shqiptar, deputetët e opozitës, kërkuan një mocion me debat me Kryeministrin Rama, pikërisht lidhur me reportazhin e RAI3, kërkesë e cila nuk u pranua nga mazhoranca socialiste.
Në letër theksohet se kreu i qeverisë shqiptare ka treguar se dëshiron të vazhdojë një rrugë bashkëpunimi me Italinë dhe qeverinë e saj, edhe nëse ajo nuk udhëhiqet apo mbështetet më nga PD, anëtar i së njëjtës familje evropiane me Partinë Socialiste Shqiptare, që kryeson Rama që nga viti 2005.
“Pas shpalljes së marrëveshjes Itali-Shqipëri mbi menaxhimit të emigrantëve, Partia Demokratike ka shpallur edhe kërkesën për përjashtimin e partisë së drejtuar nga Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane”, thuhet ndër të tjera në letër.
Deputetët theksojnë se përballë kësaj, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë të thellë me popullin shqiptare, Presidentin dhe institucionet e saj demokratike, gjë që disa nuk hezitojnë denigrojnë duke dëmtuar Italinë ndërkombëtarisht.
“Është veçanërisht e turpshme për Kombin tonë, kjo le të ndodhë përmes televizionit publik me pagesë nga taksapaguesit, ai shërbim publik që sipas disave tani do t’i nënshtrohej Qeveria”, thuhet ndër të tjera.
Deputetët shprehen se Italia dhe Shqipëria kanë pasur lidhje të thella që nga kohërat e lashta, ndërsa sjellin në vëmendje takimet që Edi Rama ka pasur me të gjithë kryeministrat italianë, duke filluar nga Enrico Letta dhe më pas pasardhësi i tij Matteo Renzi, të dy sekretarët kombëtarë të Partisë Demokratike.
Madje, në tetor 2019 pati një takim të dyfishtë me Giuseppe Conte. Gjatë vizitës së shefit të Qeverisë së Tiranës në Romë, kryeministri italian shprehu keqardhje për shtyrjen nga ana e Drejtuesit e BE-së të procedurave për hyrjen e Shqipërisë në BE.
and then