Kreu i delegacionit të Italisë në Europian, Buffon, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se ekipi është gati për të bërë maksimumin.
“Për mendimin tim, kjo është një kombëtare që ndoshta është e nënvlerësuar, por është një ekip shumë konkurrues. Më së shumti më ka befasuar ndjenja e përkatësisë që ata kanë ndaj kësaj fanelle. Me përulësi dhe me shpirtin e duhur, ata janë në dispozicion të çdo udhëzimi që u jep trajneri dhe Federata” – tha Buffon. Italia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e parë.
(J.S/)