Euro 2024/ “Tulipanët” favoritë absolutë, rumunët për të shkruar historinë

Dita e martë, do të jetë edhe dita e fundit sa i përket raundit të 16-ave të Euro 2024, në të cilën do të luhen dy sfida Rumani-Holandë si dhe Austri-Turqi. Padyshim spikat sfida Rumani-Holandë, me “tulipanët”, që janë favoritët kryesorë në letër, por që duhet të tregohen të kujdesshëm përballë një Rumanie, që nuk ka asgjë për të humbur. Holanda nuk ka treguar vazhdimësi deri tani në këtë evropian, pasi e nisi shumë mirë pas fitores me Poloninë në ndeshjen e parë, por në dy ndeshjet e tjera në grup, loja e të besuarëve të Ronald Koeman la shumë për të dëshiruar. Barazim pa gola me Francën, por mbi të gjitha humbja 2-3 ndaj Austrisë, ngriti këmbanat e alarmit tek “portokallinjtë”, të cilët u kualifikuan, pasi u renditën të tretët në grupin e tyre.

Holanda ka një bilanc pozitiv në përballjet e mëparshme me Rumaninë, pasi ata kanë fituar 10 nga 14 sfidat e fundit, duke humbur vetëm një here në vitin 2007. Rumunët kanë realizuar vetëm 3 gola në portën e “tulipanëve”, ndërkohë që holandezët kanë shënuar plotë 19 herë. Sfida Rumani- Holandë do të luhet të marten e 2 Korrikut, ora 18:00, në Allianz Arena të Mynihut dhe do të drejtohet nga gjyqari I mirënjohur gjerman Felix Zwayer.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ “Tulipanët” favoritë absolutë, rumunët për të shkruar historinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook