Rishikimi i Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”, Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Çdo rekomandim do të reflektohet në draftin final

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në kuadër të turit të konsultimeve “Rinia Ndryshon Ligjet” për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”.

Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes dhe Kuçovës dhe zonave përreth konstruktiv e të frytshëm, ku të rinjtë shprehën rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor.

Çdo koment, sugjerim dhe rekomandim u mbajt shënim për t’u reflektuar në draft ligje”, shprehet ministrja Muzhaqi, teksa shton se pas bisedimeve, të rinjtë plotësuan anketa që thelluan më tej sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor, duke garantuar që nevojat dhe aspiratat e tyre të reflektohen në legjislacionin e ri.

Turi “Rinia Ndryshon Ligjet” synon të sigurojë që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe të përfshihet në procesin e rishikimit të ligjeve që i prekin ata drejtpërdrejt, njëjtë me praktikën e ndjekur nga Ministrja Muzhaqi edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

()

Arena e Lajmit

Rishikimi i Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”, Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Çdo rekomandim do të reflektohet në draftin final

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook