Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga një kompleks pishinash në Barbullush të Shkodrës.
Rama shprehet se ky vend është oaz turistik, teksa vizitohet nga vendas e të huaj.
“Vizioni, kurajoja dhe puna e palodhur e një familjeje shkodrane, kanë krijuar në Barbullush të Shkodrës, në një zonë ku shumëkush do thoshte ikim se nuk kemi ç’bëjmë këtu, një oaz turistik që gëlon nga vizitorët shqiptarë e turistët e huaj👌
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦L”, shkruan Rama.
(Arena e Lajmit)