Asllani i motivuar: Le të harrojmë Ukrainën, Gjeorgjinë nuk e kemi frikë, objektivat i kemi të qarta

Bashkë me trajnerin Sylvinho, në konferencë për shtyp para takimit të Nations League me Gjeorgjinë doli edhe mesfushori i Shqipërinë, Kristjan Asllani.

“Fituan me një rezultat të thellë ndaj Çekisë. Ne nuk kemi frikë. Gjeorgjia është ekip i madh dhe po rritet. Jemi përgatitur mirë, ndeshjen ndaj Ukrainës duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara.

Objektivi jonë është vetëm skuadra. Duam të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur.

Dua të punoj sa më shumë, futbolli është bërë shumë fizik.

Kemi grup të fortë, ne e dijmë çfarë synojmë.

Zënka me Manaj për goditjen e dënimit- Unë dhe ai jemi shokë. Kemi bërë shaka për atë aksion. Jemi profesionistë, unë i kërkova falje” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×