Përmbytjet në Vlorë/ Në 14 minuta, si u mbush Muradije me ujë. Çfarë kapën kamerat e sigurisë (Video)

Janë dashur vetëm 14 minuta që Vlora të përmbytet nga reshjet e dendura të shiut 6 ditë më parë.

“” ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë së një objekti të vendosur në lagjen Muradije, ku shihet me time-lapse se si për 14 minuta rruga përmbytet dhe më pas uji arrin në lartësinë e banesave dhe bizneseve.

Përmbytjet që u kthyen në një rrjedhje të furishme morën para karrige dhe objekte të tjera të lokaleve. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmet e shkaktuara ishin të shumta. Siç shihet nga pamjet, në trotuar ndodhen disa kalimtarë, të cilët detyrohen të largohen pasi uji ngjitet në lartësinë e tyre.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×