U kap me 1 kg kokainë, përfundon në pranga 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi është kapur me rreth një kilogram kokainë në furgonin me të cilin shkonte nga banesa, ku i ishte caktuar masa e arrestit në shtëpi, drejt vendit të punës.

Pasi u ndalua nga policia, 35-vjeçarit iu gjetën përveç sasisë së drogës edhe 2 mijë euro në mjetin me të cilin udhëtonte.

Sipas hetuesve, droga mund të kishte arritur deri në vlerën e 100 mijë eurove nëse shitej me pakicë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×