Muçollari: Bluzën “Free Berisha” e vesh sa herë e shoh të arsyeshme/ Andoni: Opozita duhej të kushtëzonte…

Analisti Ben Andoni në studion e News24, në rubrikën “Opinion” tha se zgjedhjet në Shqipëri përmbyllen 2 muaj para ditës së zgjedhjeve.

Andoni tha se PD duhet ta kushtëzonte PS-në me Kodin Zgjedhor. “Duhet të ketë kushtëzime, opozita duhet të thotë ne nuk ulemi me ju në tryezë për marrëveshje, pa bërë këtë gjë. Opozita duhet të bëjë presione, duhet të gjejë alternativat”, tha Andoni.

Rigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se zgjedhjet e lira janë kauzë e opozitës. Ai u shpreh se për realizimin e kësaj kauze duhet qeveria teknike.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit Ola Bruko nëse mban të veshur bluzën “Free Berisha”, Muçollari tha se ai e mban bluzën veshur sa herë e sheh të arsyeshme. “Unë e kam lexuar të gjithë dosjen e SPAK për Berishën, ka një gjë që nuk shkon aty. Këtë dosje e kuptojnë edhe fëmijët që nuk shkon”, tha Muçollari.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×