Berisha zbulon mesazhin e lënë në SPAK dhe sulmon Dumanin: Eksponentët e kësaj drejtësie të Edi Ramës…

Pas paraqitjes në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani” dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat.

Ai ka zbuluar një mesazh që pretendon se e ka lënë në ambientet e SPAK, ku akuzon drejtpërdrejt kreun e institucionit, Altin Dumanin. Berisha e cilëson amnistinë elektorale si një veprim antikushtetues dhe të motivuar politikisht.

Kreu i PD Sali Berisha: Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë.

Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë.

Kurrë.

Dhe firma e Sali Berishës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×