Do të merret në pyetje nga hetuesit/ Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK (VIDEO)

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.

Burime për bëjnë të ditur se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×