“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”.
Ky ishte mesazhi i zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e ripostuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Shumë politikanë dhe jo vetëm e lidhën me zgjedhjet në Shqipëri.
Por analisti Dritan Hila, në emisionin Log. në Neës 24 thotë që nuk ka lidhje më situatën në vendin tonë. “Mesazhi i J.D. Vance ishte për zgjedhjet presidenciale në Rumani dhe nuk ka lidhje me aktualitetin shqiptar. Ambasada në Tiranë e riposton sepse është normale, mund ta bëjnë edhe ambasadat amerikane në vende të tjera” – u shpreh Hila.
()