“Ilir Meta po bën fushatë nga izolimi, e ka kthyer qelinë në llogore”, Tedi Blushi: Akuzat e Kryemadhit? Provokime në kulmin e fushatës

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, në një intervistë për “News24” foli për atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit, teksa theksoi se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë.

Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.

“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë,” deklaroi Blushi.

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.

“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore”, tha ai.

Ai theksoi se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë: përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë. “Jemi në një front të përbashkët,” u shpreh Blushi mes të tjerash.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×