Kryemadhi del nga SPAK me batuta: U kërkova votën për koalicionin opozitar dhe babain e fëmijëve të mi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Pas daljes nga prokuroria ajo tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar.

“Iu kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×