VIDEO/ Momenti i kërcënimit të babait të kandidates së PS në Lezhë, publikohen pamjet e kamerave të sigurisë

Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku disa persona kanë kërcënuar kandidaten e Partisë Socialiste, Klotilda Ndreca, në ambientet e një lokali në pronësi të babait të saj.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë të lokalit, dhe pamjet e siguruara nga janë tashmë pjesë e hetimeve.

Menjëherë pas incidentit, kandidati tjetër i PS për Lezhën, Ermal Paci, ka bërë denoncim pranë Policisë së Shtetit. Si rezultat i denoncimit dhe veprimeve të shpejta të policisë, janë shpallur në kërkim dy shtetas: Xhejson Seferaj dhe Ilirjan Gjoka.

Autoritetet po punojnë për kapjen e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×