“ODIHR është arbitri i zgjedhjeve, pranojmë çdo verdikt”, Celibashi: Pas 11 majit duhet reformë zgjedhore e thellë për këto elementë

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, theksoi nevojën urgjente për një reformë të thellë të sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke iu referuar edhe rekomandimeve të raportit të ODIHR.

Celibashi tha se, megjithëse sot nuk është momenti për të ndërhyrë në proces, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve duhet të hapet debati për rishikimin e aspekteve kyçe të administrimit elektoral. “Ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit, nga komisionet në të gjitha nivelet, infrastruktura, logjistika, financimi i partive, fushata në media e rrjete sociale – të gjitha këto janë problematika reale që duhen adresuar,” u shpreh ai.

Ai komentoi edhe mbi propozimet e partnerëve ndërkombëtarë për përfshirjen e votës së diasporës, duke e cilësuar procesin aktual si të përmirësueshëm. “Ka propozime konkrete dhe për çështjen e votës së emigrantëve. Procesi konsiderohet transparent dhe efikas nga partnerët, por ka vend për përmirësim,” tha Celibashi.

Në lidhje me rolin e ODIHR, ai e quajti këtë institucion “arbitër të padiskutueshëm të zgjedhjeve” në Shqipëri. “Ne e kemi thënë hapur – i kemi thirrur si arbitër dhe do të respektojmë çdo gjykim të tyre, edhe kur është kritik ndaj KQZ-së. I kemi njohur si vlerësues të procesit dhe palët duhet të pranojnë vendimet e tyre,” deklaroi Celibashi.

Celibashi: Ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit zgjedhor, sa i përket pjesës së administrimit të procesit zgjedhor, funksionimit të komisioneve të gjitha niveleve, infrastrukturës, logjistikës, financimit të partive, fushatës në media dhe rrjetet sociale dhe elementë të kësaj natyre, që në një farë mënyrë preken në këtë raport.

Është momenti për të mos folur sepse nuk kemi çfarë të bëjmë një ditë para zgjedhjeve, por mbetet shumë për të vendosur pas përfundimit të këtij procesi.

Ka propozime nga partnerë vëzhgues ndërkombëtarë për votën e diasporës, që sipas tyre procesi është i besueshëm ,transparent dhe efecient. Ne kemi konstatuar se ka vend për përmirësim. Ka probleme.

ODIHR janë arbritrat dhe vlerësuesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne, unë e kam thënë, që ne respektojmë çdo vendim të tyre, edhe kur ai është kritik ndaj punës së KQZ. I kemi pranuar si arbitër dhe do pranojmë gjykimin e tyre. I kemi thirrur si të tillë dhe duhet që palët të pranojnë vendimin e tyre.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook